Aktivitete Team Building

Aktivitete Team Building

Future Retreat

pexels-diva-plavalaguna-6147381 (1)
Mirësevini në seksionin e Future dedikuar retreat-eve, aktiviteteve team building, konferencave dhe workshopeve

Kompania Future mundëson konceptimin, ideimin, organizimin dhe drejtimin e Staff Retreat, Management Retreat, Samiteve, Workshopeve të dedikuara dhe eventeve dhe aktiviteteve të organizuara per nevojat e bizneseve, kompanive, organizatave apo gjithkujt tjetë që është i interesuar për të marrë shërbime të tilla.

Me një histori të pasur suksesi shumë vjeçare dhe një ekip të përbërë nga profesionistë me përvojë dhe të përzgjedhur me kujdes, ne organizojmë aktititete të niveleve dhe kategorive të ndryshme për bizneset më të mëdha, organizata jo qeveritare, agjenci të OKB-së , institucione dhe projekte të financuara nga BE, në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Kroaci, Bosnje, dhe Maqedoni e Veriut, por dhe në vende të tilla si Tajlandë , Malajzi apo Singapor.