Eris Kasmi | CEO & Bashkëthemelues i Future është një lider organizativ me një eksperiencë prej më shumë se 20 vitesh në drejtimin e rritjes së bizneseve, formimin e kulturës korporative dhe zhvillimin e ekipeve me performancë të lartë në industri të ndryshme. Një vizionar strategjik, ai dallohet në udhëheqjen e organizatave në procese transformimesh, nxitjen e talenteve dhe përshtatjen e strategjive të brandit, marketingut dhe komunikimit me objektivat afatgjata të biznesit. Ekspertiza e tij përfshin lidershiping korporativ, iniciativat e CSR-së dhe menaxhimin e fushatave, nisur dhe nga experience dhe ekspertiza ndërsektoriale Europiane dhe Aziatike për të krijuar ndikime të prekshme.
I njohur për aftësinë e tij për të ndërtuar organizata të qëndrueshme, Eksperti kombinon nuhatjen e biznesit me një qasje të përqendruar tek njerëzit, duke fuqizuar liderët në të gjitha nivelet. Eksperienca e tij ndërkombëtare—që përfshin biznesin, shoqërinë civile dhe institucionet multilaterale —i mundëson të krijojë strategji inovative që përmirësojnë reputacionin, angazhimin dhe vlerat korporativ për palët e interesuara. Si këshilltar i besuar, ai i përgatit ekipet për sukses, duke drejtuar me precizion brandet, krizat dhe iniciativat e ndikimit social.