Kushtet e Perdorimit

Me plotësimin e aplikimit online, deklaroj dhe jap pëlqimin tim të shprehur, të informuar dhe vullnetar që të dhënat personale të mbledhura gjatë procesit të aplikimit të përpunohen nga personat e autorizuar të Future Group Albania, vetëm për qëllime të lidhura drejtpërdrejt dhe ngushtësisht me organizimin, administrimin dhe realizimin e veprimtarisë tregtare, statutore dhe operative të subjektit, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, vlerësimin e aplikimit, pjesëmarrjen në trajnime, ofrimin e shërbimeve, komunikimin, monitorimin, raportimin dhe përmirësimin e shërbimeve, në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

Të dhënat personale mund të ruhen, aksesohen, përdoren dhe, kur është e nevojshme, të transmetohen tek palë të treta të angazhuara nga subjekti ofrues i shërbimeve (përfshirë partnerë, kontraktorë apo ofrues shërbimesh), vetëm në masën e domosdoshme për realizimin e qëllimeve të sipërpërmendura dhe gjithmonë duke garantuar masa të përshtatshme sigurie dhe konfidencialiteti, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Subjekti i të dhënave gëzon të drejtën, në çdo kohë, të kërkojë akses, korrigjim, kufizim apo fshirje të të dhënave personale, si dhe të tërheqë pëlqimin e dhënë, në përputhje me të drejtat e parashikuara nga kuadri ligjor në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, duke dërguar një email në info@futuregroup.al

Tërheqja e pëlqimit nuk cenon ligjshmërinë e përpunimit të kryer përpara momentit të tërheqjes.

Në rast të refuzimit për dhënien e pëlqimit, apo tërheqjes së tij, për përpunimin ose transmetimin e të dhënave personale për qëllimet e sipërpërmendura, subjekti ofrues i shërbimeve nuk do të jetë në gjendje të procedojë me regjistrimin, përfshirjen, përpunimin, vlerësimin apo analizimin e të dhënave tuaja, dhe për rrjedhojë pjesëmarrja në trajnime, aktivitete apo shërbime të tjera të ofruara mund të kufizohet ose të mos jetë e mundur